Dreshaj, Xhakës e Shaqirit: Sa herë që bëni shqiponjën, unë paguaj gjobat
Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, ka thënë se dënimi i FIFA-s për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin (20,000 franga zivcerane) pasi bënë shqiponjën në lojën kundër Serbisë, nuk ka peshë.
Madje, Dreshaj ka thënë se ai do të donte të paguante dënimin e FIFA-s për futbollistët kosovarë në ekipin e Zvicrës, por sipas tij, ata qëndrojnë mirë financiarisht, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë po ashtu se sa herë që ata bëjnë sërish shqiponjën, ai do të paguajë gjobat që vijnë nga FIFA.
Më poshtë statusi i plotë i Gani Dreshajt në Facebook:
Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë.
Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile.
Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA 😊.
Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës.
G.D