Deputeti i AAK’së: Mos ofroni pare për Xhakën e Shaqirin

Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar shqiptarët që po ofrojnë para nga xhepat e tyre për të paguar dënimet me gjobë të shqiptuara nga FIFA ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi që të dy festuan golat e shënuar ndaj Serbisë, në Kupën e Botës 2018, në Rusi, duke bërë shqiponjën dykrenore me duart e tyre.
Sot, organi më i lartë i futbollit në botë ka dënuar me nga 10.000 franga dy futbollistët nga Kosova, për “sjellje josportive”.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata që po japin para, vetëm sa po bëhen horë.

Nitaj ka vlerësuar se dënimi i FIFA’s ndaj futbollistëve është i rëndë, pavarësisht se bëhet fjalë për gjobë.

“Vec dy fjale per denimin e Xhakes e Shaqirit. Mos u ofroni pare se u bete hore, sepse denimi nuk eshte ceshtje e 10-15 mije frankave!”, ka shkruar Nitaj.

“Denimi eshte shume me i rende se kaq. Jane denuar dy futbollistë per shkak te shperfaqjes se flamurit te tyre!”, është shprehur ai. /Express/