Modric – Inter, vjen lajmi “BOMBË” nga Italia

Shpërndaje

Interi është i freskët pasi që ka arritur një fitore 1-0 kundër Atlético Madrid në ndeshjen e tyre finale të presesonit.

Luciano Spalletti po kërkon më shumë angazhim nga ana e lojtarëve të tij, derisa ka përmendur edhe temën e shumë diskutuar të Modricit.

“Lautaro ka bërë një gol të shkëlqyeshëm, por duhet të jetë më i mirë në aspektin e driblimeve me shokët e tij.

Modric? Unë nuk e di, unë kam nevojë ende për ta diskutuar këtë çështje me Ausilio. Më duket një gjë e rëndësishme por e vështirë për të përfunduar “, ka thënë Spallletti.

Calciomercato zbulon se Modric në fakt ka kërkuar lëvizjen në drejtim të Interit, por detajet e largimit të mesfushorit nga kryeqyteti spanjoll janë të komplikuara./ORAinfo/