Ekskluzive | Plani i Serbisë për të shkaktuar pasiguri në Veri të Mitrovicës, u planifikuan edhe sulme ndaj serbëve (Dokument)

Shpërndaje

Një plan i detajuar për prishje të rendit dhe sigurisë në Veri të Mitrovicës, i cili besohet të ketë rrjedhur në formë të dokumentit nga Qeveria e Serbisë, përkatësisht Ministria e Mbrojtës kishte alarmuar institucionet e vendit në fillim të këtij muaji, për çka shtuan masat e sigurisë për të ruajtur qetësinë në të gjithë vendin.

“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë dokumentin në fjalë, i cili bartë stemën e Republikës së Serbisë. Përmes këtij dokumenti i cili është shkruar në cilirik, është kërkuar shtim i numrit të aktiviteteve ilegale, si vjedhje, grabitje dhe sulme ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Veri të Kosovës në mënyrë që të krijohet përshtypja tek Organizatat Ndërkombëtare se serbët janë viktimat e dhunës nga shqiptarët e Kosovës.

“Duhet të shtoni numer të aktiviteteve të cilat do të kryejnë detyrat, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur të cilët do të kryejn detyrat dhe do të tërhiqin në Serbinë Qendrore sikurse edhe tash duhet të organizoni grabtije, vjedhje dhe shulme ndaj serbëve në mënyrë që të Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja se serbët janë viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj si dhe drejtoreshën e Shtëpisë znj. Dragana Partiç dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana  Pantiç gjithnjë do të t’ju dal në ndihmë dhe do t’ju sigurojë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve pas kryerjes së aksioneve në Serbinë Qendrore”, thuhet në dokumentin e Komandës Qendrore, i cili i është përcjellur Kordinatorit të Ushtria Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë, Radomir Repanoviç.

Po ashtu, është planifikuar edhe furnizimi me armatim të rëndë përmes Manastirit në Deçan.

“Sa i përket aramatimit  të rëndë dhe atyre të gjata ato do t’i marrim kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t’i pranoni kur Portiç Bogalub do të qarkulliojnë me autobus në autostradë, në realcion për Beograd kurse monicionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Në fund të këtij dokumenti është theksuar së qëllimi i këtij plani është për çlirimin e popullit serb dhe Kosovës, i cili është nënshkruar nga Momir Radenkoviç në Zubin Potok.

Qeveria e Republikës së Serbisë

Ministria e Mbrojtes

Komanda Qendrore

-Ushtria Çlirimtare e Popullit të Kosovës dhe Metohisë.

– Kordinatorit të UÇPKM, zotriut Radomir Repanoviç.

– I nderuar zotëri Repanoviç, në marrëveshjen e mëparshme me urdhëresë të Komandës Qendrore të UÇPKM ua dorëzojmë një pistoletë me pak monicion për arsye të peshës dhe narotikeve (ilaçe) të cilat duhet të distribuohen  (shpërndahen). Porosi të njëjtë do të dërgojë edhe z. Portiç Bogoluba si zëvendës I juaji I territorit të enklavës së Gorazhdecit dhe duhet të na informoni për pranimin e saj dhe shpërndarjen.

Sa i përket aramatimit  të rëndë dhe atyre të gjata ato do t’i marrim kur ju me kamion do të kryeni shërbimet në Manastirin e Deçanit, ndërsa ju në Gorazhdecë do t’i pranoni kur Portiç Bogalub do të qarkulliojnë me autobus në autostradë, në realcion për Beograd kurse monicionin do ta marrin në depon kryesore në Mitrovicë.

Duhet të shtoni numer të aktiviteteve të cilat do të kryejnë detyrat, duhet të bini në kontakt me personat e shpërngulur të cilët do të kryejn detyrat dhe do të tërhiqin në Serbinë Qendrore sikurse edhe tash duhet të organizoni grabtije, vjedhje dhe shulme ndaj serbëve në mënyrë që të Organizatat Ndërkombëtare të fitohet përshtypja e përfitimit të situatës të viktimave të dhunës nga shqiptarët në territorin e krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Në këtë çështje duhet të aktivizoni bashkëshorten tuaj si dhe drejtoreshën e Shtëpisë znj. Dragana Partiç dhe bashkëshortin e saj, si dhe personelin medicinal të Shtëpisë së Shëndetit, por vetëm ata në të cilët ka besim Dragana  Pantiç gjithnjë do të t’ju dal në ndihmë dhe do t’ju sigurojë automjete medicinale për transportimin e aktivistëve pas kryerjes së aksioneve në Serbinë Qendrore.

Për Çlirimin e popullit serb dhe Kosovës

Zv. Komandati Momir Radenkoviç.

Zubin Potok.

Plani i Serbisë për të shkaktuar pasiguri në Veri të Kosovës
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në fillim të këtij muaji kërkoi rritjen e gatishmërisë së institucioneve të rendit dhe ligjit në ditët që vijnë.

“Gjendja e sigurisë në rend dhe ligj është e qetë dhe stabile, por megjithatë kemi kërkuar rritjen e gatishmërisë për veprim në rast të çfarëdo prishjeje të rendit dhe ligjit”, tha Haradinaj, pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, është konstatuar se disa persona të dyshimtë qarkullojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe ata mund të jenë nga Republika Sërpska ose pjesë të tjera.

“Kushdo që hyn në territorin e Kosovës, me qëllim të shkaktimit të ndonjë incidenti apo prishjes së rendit dhe ligjit, do ta marrë reagimin e institucioneve të rendit dhe të ligjit”, tha Haradinaj, duke mos saktësuar se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

“Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër për veprim, por jemi në gjendje gatishmërie. Në rast se ka prishje të rendit dhe të ligjit, do të veprojmë”, kishte theksuar kryeministri.

Përveç Policisë së Kosovës, për gjendjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës ishte përkujdesur edhe KFOR-i. Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli (JFCN), admirali James Foggo, kishte deklaruar të shtunën e kaluar në Leposaviq se nuk parasheh ndonjë problem dhe ndryshim të situatës në Kosovë ndonëse sipas tij, ka potencial për trazira./Gazeta Blic/