Sport

“Rusi 2018”, ja ndeshjet që luhen sot dhe beteja për “jetë a vdekje” e Argjentinës

Shpërndaje

Kjo e martë do të përcaktojë edhe dy skuadra të tjera që kualifikohen në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.

Sot të përballen Rusi vs Peru dhe Danimarkë vs Francë në Grupin C dhe Argjentinë vs Nigeri dhe Islandë vs Kroaci në Grupin D.

Në orën 16:00 do të ndeshen Australia dhe Peruja, si dhe Danimarka dhe Franca. Në lojë për të zënë vendin e dytë që avancon më tej pas “Gjelave” janë Australia dhe Danimarka.

Nëse danezët fitojnë ose marrin barazimin me “blutë”, janë të kualifikuar, ndërsa “Socceroos” duhet patjetër të fitojnë me Perunë dhe Danimarka të humbë ndaj Francës që të marrin vendin e dytë.

Nëse Danimarka arrin të mposhtë skuadrën e Deschamps, e mbyll automatikisht në vendin e parë.

Në Grupin D, ku Kroacia është e kualifikuar, mbetet gjithçka e hapur për të tri skuadrat e tjera. Në orën 20:00, përfaqësuesja ballkanase (6 pikë) luan me Islandën (1 pikë), ndërsa Argjentina (1 pikë) me Nigerinë (3 pikë).

Messi me shokë mund të avancojnë më tej nëse mposhtin Nigerinë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë.

Nëse islandezët bëjnë mrekullinë e marrin tri pikët, fitorja e Argjentinës me Nigerinë duhet te jetë me e thellë ose me më shumë gola në total që të shmanget renditja sipas fair play-t. Nigeria e ka të sigurt kualifikimin me fitoren, por edhe me një barazim, nëse Islanda nuk fiton me diferencë golash.

Kroacia mund të humbasë vendin e parë nëse mposhtet nga Islanda dhe Nigeria fiton me diferencë golash me Argjentinën, edhe ky një skenar utopik.

Ndeshjet që luhen sot

16:00 Australi vs Peru

16:00 Danimark vs Francë

20:00 Islandë vs Kroaci

20:00 Nigeri vs Argjentinë