Bota

Shkëmbi i vdekjeve masive (VIDEO)

Shpërndaje

Dhjetë vetë kanë vdekur në vetëm dy javë në Beachy Head në East Sussex, ka konfirmuar policia, pas zbulimit të tre trupave.

Mbetjet e shtatë personave në total u gjetën javën e shkuar, duke përfshirë një nënë dhe djalin e saj.

Policia e Sussex tha se të tre burrat u gjetën të gjithë afër fundit të rërës 150 metra pranë Eastbourne, të hënën në mëngjes.

Rojet mbrojtëse gjetën edhe trupin e një 40 vjeçari në këmbët e shkëmbinjve.

Më pas, dy të tjerë u gjetën në të njëjtën zonë.

Vdekjet e burrave nuk trajtohen si të dyshimta dhe oficerët nuk besojnë që rastet tç jenë të lidhura midis tyre.

Më shumë se 350,000 njerëz vizitojnë shkëmbinjtë çdo vit.