Letra prekëse e vajzës 11 vjeçare për babain e saj të sëmurë ka bërë botën të qajë
Të gjithë jemi dëshmitarë të së vërtetës se dashuria e prindit për fëmijën është dashuria më e sinqertë, por kjo vajzë 11 vjeçare i ka treguar botës se edhe dashuria e fëmijës për prindërit është jashtëzakonisht e madhe.
Babai i saj 34 vjeçar është i sëmurë dhe i duhet një veshkë për të shpëtuar, vajza 11 vjeçare i ka shkruar një letër prekëse atij duke i thënë se do të bëjë gjithçka për ta shpëtuar babain e saj, transmeton lajmi.net 34 vjeçari është diagnostifikuar me uremi me 18 korrik të këtij viti dhe si rezultat i kësaj ka për të marrë dializë në të dy veshkat çdo ditë. Ai është shtylla e vetme e familjes tetë anëtarëshe, profesioni i tij ishte mekanik, por tani nuk është në gjendje për të punuar.
E kjo gjë më së shumti prej të gjithëve siç duket e ka prekur dhe e ka brengosur vajzën e tij 11 vjeçare e cila i kishte shkruar atij një letër.
“Unë nuk do të ju lë të vdisni babi, të lutem më lejo ta jap veshkën time, ti je çelësi ynë i lumturisë”, kishte shkruar vajza.
Pas publikimit të kësaj letre, rrjetet sociale kanë shpërthyer nga shpërndarjet, pëlqimet e komentet duke shpresuar që dikush do të dalë në ndihmë të kësaj familje.