Bota

Zvicra e zë vendin e parë në botë për gjoba në trafik

Shpërndaje

Rreth 3400 njerëz vdesin çdo ditë në aksidente rrugore, duke çuar në rreth 1.25 milion vdekje në nivel botëror çdo vit. Një e treta e këtyre vdekjeve shkaktohen nga shpejtësia, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, disa vende po vijnë me mënyra inovative për të ndaluar shpejtësinë e madhe me të cilin lëvizin drejtuesit e mjeteve.

Finlanda po ndjek një metodologji për vënien e gjobave ditore që përllogaritet në bazë të të ardhurave të drejtuesit të mjetit që udhëton me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sa më e lartë të jetë shpejtësia mbi normën e lejuar e një shoferi, aq më i madh është numri i gjobave ditore që do të marrin, shkruan ‘Scan’.

Finlanda nuk është i vetmi vend që aplikon të ashtuquajturin ‘dënim progresiv’ për gjobat e shpejtësisë, përcjell Albinfo.ch.

Zvicra, po ashtu, përdor një sistem të ngjashëm dhe aktualisht mban rekordin botëror për gjoba.

Britania e Madhe është një tjetër vend i cili vendosi masa të ashpra për shpejtësinë në vitin 2017.

Shoferët u gjobitën deri në 175% të të ardhurave të tyre javore, varësisht ashpërsisë së veprës së kryer. Megjithatë, gjoba është e kufizuar në 2500 funte, shkruan AlbInfo.
Ndërsa vendet evropiane udhëheqin për gjoba të larta të shpejtësisë, ato po ashtu ‘praktikojnë’ edhe sekuestrimin e makinave si dhe burgosjen e shoferëve kur shkelin në mënyrë të përsëritur limitin e shpejtësisë. Kjo ndodh në vende si Francë, Finlandë, Spanjë dhe Gjermani.