BELA: “Eh more vllazni, shihni Azizin si ka bë kontratë për punësim në 4 sy”
Valon Bela vazhdon me paraqitjen e dëshmive me keqpërdorimet që ndodhin nga ana e rektorit të Universitetit “Nene Tereza” në Shkup, Aziz Pollozhanin për skandalet e njëpasnjëshme, njofton fjala.mk
Më poshtë ju sjellim një postim të kritukuesit të drejtë për keqpërdorimet nga ana e rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhanit:
Postimi i plotë nga Valon Bela:
Eh more vllazni, shiheni Azizin si ka bë kontratë për punësim në 4 sy.
E ka punësuar personin Ruzhica Kërstiq duke anashkaluar ‘bordin e rekoratit’.
Jo vetëm kjo por ka shkelur me dy këmbë mbi Ligjin për arsim të lartë neni 10-b si dhe ligjin për shërbyesit administrativ.
Aziz Pollozhani duke vetëshpallur konkurs i ka marrë të drejtën bordit të rektorati dhe duke punësuar mikeshën e tij Ruzhica Kërstiq ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit për shërbyes të administratës sepse ajo as minimalisht nuk i përmbush kushtet dhe standardet.
Nisur nga fakti se studimet e saj kanë filluar në 1998 dhe kanë përfunduar në 2010 e që i bie dikund 12 vite ka zgjatur diplomimi i saj.
Nëse i hedhim sy anglishtes së Ruzhicës i bie që ajo mezi ka arritur nivelin A2 e që dëmton rëndë imazhin e Universitetit Nënë Tereza.
Pra, për t’i thjeshtësuar, punësimi i saj nga ana e Aziz Pollozhanit i bie që ajo të mbetet sekretare gjenerale e përhershme sepse vetëm Bordi i Rektoratit MUND të shkarkon sekretaren gjenerale e që në këtë rast, qëllimisht është anashkaluar.
Më poshtë ju sjell fotografitë (kontratën dhe çertifikatën për njohje të gjuhës angleze) si dëshmi për krimin e rëndë që peshon mbi UNT-në !!