Showbiz

Jo vetëm puthje në buzë, por Bleona i plotësoi edhe një dëshirë Çanit

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ishte e fuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit mbrëmjen e djeshme.

Teksa foli mjaftë shumë lidhur me jetën e saj dhe për projektet e së ardhmes, moderatori dhe këngëtarja kujtuan edhe “kohët e vjetra”. Ishte momenti kur Bleona kishte ardhur në emision dhe ishte puthur me Çanin në buzë.

Këtu, moderatori kujtoi se Bleona i “bindet” dhe përveç puthjes, ajo i ka plotësuar edhe një dëshirë tjetër. Ishte pikërisht fakti që ajo erdhi në emision pa grim.

Moderatori u shpreh: I thash do vish pa grim dhe shikoni, ka ardhur pa grim fare.

Mbrëmja e djeshme u shoqërua edhe me polemika të shumta në emision.

Shkak u bë improvizimi i aktorit Rezart Veleshnja. Ky i fundit ka realizuar videon e procesit të ngrirjes së vezëve nga Bleona.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga këngëtarja, e cila ishte gati të linte studion.