Bota

Presidentja kroate feston ditën e fitores kundër çetnikëve në përqafimin e dy shqiptarëve (Foto)

Shpërndaje

Në fotografinë më poshtë është presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e përqafuar me gjeneralin shqiptar që luftoi kundër serbëve në Kroaci, Rrahim Ademi dhe me futbollistin e njohur shqiptar të Hajdukut të Splitit, Ardijan Kozniku. Ata kanë marrë pjesë në shënimin e 23 vjetorit të çlirimit të Kroacisë nga Jugosllavia, shkruan Gazeta Lajm.

“Oluja” në shqip do të thotë stuhia! Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku, i cili me kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, ka qenë në festën e madhe të kroatëve përkatësisht të “Oluja-s”, në 23-vjetorin e çlirimit të Kroacisë nga ai serbosllav.

“Oluja” para 23 viteve i kishte dhënë goditje të tmerrshme makinerisë serbo-çetnike, duke i shpartalluar keq. Kozniku ishte i ftuar special në festën madhe, ku ishin presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, gjeneralët Rrahim Ademi, Ante Gotovina, ministri i luftëtarëve të Kroacisë Tomo Medvedev etj.
Ministri i luftëtarëve të Kroacisë Tomo Medvedev.