Për gjysmë denarë shtrenjtohet Eurosuper BS-95
Benzina Eurosuper BS-95 nga mesnata shtrenjtohet për gjysmë denar, ndërsa çmimi me pakicë i Eurosuper BS-98, i Eurodiselit dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 71,50 denarë për litër.
Çmimi i Eurosuper BS-98 mbetet 73 denarë, i Eurodiselit 62,50, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 51,50 denarë.
Në pajtueshmëri me vendimin, ulet çmimi i mazutit dhe do të jetë 33,65 denarë për kilogram.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror është 73,86 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 52,43 denarë për një dollar. f