Ky mot i pret ata që janë nisur për pushime në Shqipëri
Sipas shërbimit meteorologjik, në Shqipëri do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash të pakta deri në mesatare në mesditë.
Parashikohet shi i izoluar në Alpe. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-8m/sek në bregdet. Deti i forcës 3 me lartësi vale 0.5-1.2 metër.
Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.