RajoniTop Lajme

Vuçiq: Unë nuk e jap Ujmanin. Cila është rëndësia e këtij liqeni?

Shpërndaje

Kërcënimi i famshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “Unë nuk e jap Ujmanin!” jep përgjigje edhe për të tashmen. Në vorbullën e lajmeve të rreme dhe tensionit, ky liqen me hidrocentralin është në epiqendër të diskutimeve.

“Ujmani” është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet serbe dhe gazetat bulevardeske, sipas të cilave po përgatitet marrja arbitrarisht e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës. Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Ujmanit po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë “stërvitje të planifikuara dhe të rregullta”.

Autoritetet serbe për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzuan opozita e disa klerikë si dhe “agjencitë e huaja” për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën, thuhet nga ky takim, raporton DW.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Ujmanit dhe trafo-stacioni i Valaçit.

Ujmani shpesh përmendet nga autoritetet e Prishtinës, që dëshirojnë ta lidhin atë në sistemin energjetik të Kosovës. Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore të energjetike në veri të Kosovës dhe në pronësi të Kompanisë Shtetëror Energjetike të Serbisë. Ujmani sipas vlerësimeve arrin shifra deri më dhjetë milionë euro në vit për mirëmbajtje.

Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si dhe ftohjes së termocentralit “të Obiliqit”. Nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës.

Në qershor pala shqiptare në përgatitje të dialogut teknik këmbënguli në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, ndërsa pala serbe i detyronte në krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Dhe nëse energjia është si çështje më e rëndësishme, atëherë Ujmani është pjesë kyçe e zgjidhjes së këtij misteri.

Me interes ekonomik dhe kombëtar

Zëvendës-kryeredaktori i revistës “Novosti” Mijat Lakiçeviq thotë që: “Ujmani është me interes të lartë ekonomik dhe kombëtar. Nga ky liqen një e treta është në territorin e Serbisë dhe dy të tretat në veri të Kosovës. Më e rëndësishmja është se lumenjtë që mbushin liqenin vijnë nga Serbia, të cilët furnizojnë një hidrocentral që plotëson rreth gjysmën e konsumit të energjisë elektrike në tërë Kosovën”.

Lakiçeviç për DW sqaron, se çështja është më e komplikuar nga sa thuhet, se qeveria do vetëm të përfitojë nga ky burim “problem shtesë është se hidrocentrali është bërë me një kredi të Bankës Botërore marrë dhe paguar nga Serbia. Situata është e ndërlikuar sepse Kosova nga njëra anë ka të drejtë për këtë, sepse hidrocentrali është i vendosur në Kosovë dhe nga ana tjetër Serbia përsëri ka të drejtë, sepse ka investuar dhe paguar kredinë për të”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë, se tymnaja për një marrëveshjeje energjetike është një gabimi i radhës, pasi sipas tij një marrëveshja e tillë nuk ekziston aspak. Ai pretendon se qëllimi i kësaj manovre është “pushtimi” i Kosovës veriore. Vuçiqi gjithashtu thotë, se autoritetet e Prishtinës kanë pasur ofertën për menaxhim të përbashkët, por ajo është refuzuar nga ata.

Nëse shohim marrëveshjen e arritur në Bruksel, në sektorin e energjisë janë vendosur linja të forta. Nga kjo theksohet nevoja për të aplikuar legjislacionin e BE-së, si dhe krijimin e një kompanie të re të energjisë për furnizimin e konsumatorëve.

Por si me gjithçka tjetër të negociuar midis Beogradit dhe Prishtinës, secila palë interpreton këto kushte të ndryshme në mënyrën e vet. Serbia konsideron se për shkak të vendndodhjes së burimeve të përmendura ajo duhet të menaxhohet nga Bashkimi i ardhshëm i Komunave Serbe dhe se kjo është në përputhje me rregulloret e BE. Pala shqiptare vlerëson se këto burime janë pronë e Kosovës dhe se duhet të menaxhohen nga Kosova.

Paketa e komplikuar e energjisë

Teorikisht Serbia mund ta ndryshojë liqenin e Ujmanit, uji në liqen mblidhet kryesisht nga lumi Ibër, thjesht vetëm me ndryshimin e drejtimit të këtij lumi që të mos derdhej në liqen, thotë Mijat Lakiçeviq. “Në atë rast liqeni do të lihej pa ujë dhe Kosova pa energji elektrike. Por në këtë mënyrë e gjithë kjo mund të rrezikonte sigurinë e serbëve, që mund të ishin viktima të hakmarrjes”.

Sipas bashkëbiseduesit tonë, serbët e Kosovës që punojnë në hidrdocentral por nuk përfitojnë nga puna e bërë kjo do ishte për shkak se të ardhurat do jenë të marra nga Kompania Shtetërore Energjetike të Kosovës. “Pra këtu tani do të duhet të gjendet një zgjidhje, sepse në qoftë se hidrocentrali është i drejtuar nga dikush i vendosur në Prishtinë, do mundet të përdoret për të lënë pas dore interesat e komunitetit serb”, vë në dukje Lakiçeviq.

Ujmani nuk mbetet vetëm pikë e diskutueshme për këto fakte, por edhe për problemet që sjell në furnizimin me energji elektrike në komplekset e minierave të Trepçës, gjë e cila praktikisht nuk funksionon. Një argument shtesë për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi është mospagesa e energjisë elektrike në Kosovë, konsumatorët shfrytëzojnë situatën kaotike. Prandaj problemi me energjinë mund të zgjidhet përfundimisht vetëm në një paketë të plotë.

Duke parë gjithë këtë dhe duke shikuar negociatat të lëna pas dore dhe që janë pa kompromis në mes të Beogradit dhe Prishtinës – ku marrëveshja ka vetëm që nuk ka marrëveshje – është e qartë se do të jetë e vështirë për të arritur një zgjidhje përfundimtare mbi energjinë. “Unë mendoj se do të jetë e vështirë për të arritur vetëm një marrëveshje të përhershme për energjinë, por një zgjidhje do të ketë vetëm në qoftë se ka një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Lakiçeviq.

Liqeni i Ujmanit është një shembull se si çdo çështje ekonomike politizohet dhe pastaj përdoret për politika të brendshme. Nëse ka diçka pozitive në të gjithë nervozizmin dhe alarmin rreth Ujmanit, atëherë është fakti që ky problem ka përfshirë të gjithë opinionin publik dhe se vëmendja është vendosur në kompleksitetin e situatës energjetike në Kosovë.