Cristiano Ronaldo ‘e hedh’ në det Georginën gjatë pushimeve të tyre luksoze në Ibiza
Cristiano Ronaldo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Ibiza.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, po kënaqen në udhëtimin e tyre në jahtin luksoz, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ata kanë qenë duke shijuar një pushim të gjatë në të gjithë Evropën, pas paraqitjes së fundit të futbollistit në kampionatin Botëror, në Rusi.
Dhe Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk treguan shenja të ndalimit të udhëtimit të tyre të martën, pasi ata gëzonin një ditë tjetër relaksuese në jahtin e tyre luksoz në Ibiza.
Futbollisti, 33 vjeçar ishte shumë në disponim për të bërë shaka, teksa vendosi ta hidhte të dashurën e tij në det.
Ai e mori atë nga krahu, duke e hedhur me detyrim në ujë
Çifti dukeshin më të dashuruar se kurrë, ndërsa kaluan gjithë pasditen së bashku në det.
Georgina vazhdoi të tregonte linjat e saj perfekte nëntë muaj pas lindjes.
Ndërkohë Ronaldo tregoi trupin e tij muskulor në pantallona të shkurtra të notit.
Çifti po shijojnë pushimet nën shoqërinë e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/