Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 30 minuta
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet Tabanoc dhe Borogrodicë, për dalje nga Maqedonia pritet rreth 15-30 minuta. Në vendkalimet tjera të Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata.
LAMM rekomandon ngarje të kudjesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.