Performanca e zjarrtë e Dua Lipës në Prishtinë, përmes fotografive
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë bëri hapjen e festivalit “Sunny Hill Festival”, i cili për herë të parë organizohet në rajon, raporton Periskopi.
E veshur kuq e zi, ashtu edhe siç paralajmëroi, Dua Lipa arriti të rrëmbejë edhe njëherë zemrat e fansave të saj, me një performancë të zjarrtë.
“Prishtinë të dua”, ishin fjalët më të përdorura të Duas gjatë gjithë koncertit e cila dukej e hatashme. “Neë rules”, ishte kënga e fundit e kënduar nga ajo e cila për një kohë të gjatë ka qenë kryesuese në toplistat britanike.
Pas koncertit, ylli botëror edhe njëherë ka shprehur dashurinë e saj për vendin.
“Prishtina ime sa shumë të dua. Natë e paharrueshme. Shumë ka ndryshuar këtu që kur isha 2 vite më parë. Krenare që pata mundësinë të performojë këtu” ka shkruar ajo në instagram, ku ka publikuar disa fotografi nga koncerti i mbrëmshëm.
Kjo është hera e dytë kur Dua vjen në Kosovë, madje organizator kryesor i këtij festivali është babai i Duas, Dukagjini.
Më poshtë gjeni fotografi nga koncerti i Dua Lipas./Periskopi