Kërcënohet familja e Hashim Thaçit
Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se ka kërcënuar familjen e presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.
Sipas burimeve, fshatari i Jabllanicës ka shkuar në shtëpinë e familjes ku ka kërcënuar familjarët. Arsyeja e kërcënimit është pakënaqësia e qytetarit me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga prokurorja Fikrie Sylejmani, e cila është duke e hetuar rastin.
“Vëllai i presidentit është ankuar për kërrcënim” ka thënë prokurorja. Ajo ka shtuar se motivi i kërrcënimit është pakënaqësia që personi i dyshuar e kishte rreth një granti.
Personi është arrestuar dhe unë kamë kërkaur paraburgimin e tij” ka thënë prokurorja Sylejmani. Ajo ka thënë se për momentin nuk mund të jeëp më shumë detaje.
Avni Zaiti zëdhënës i policisë në Mitrovicë i tha kallxo.com se një person është ankaur në stacionin policor të Skenderajt për kërcënim. Sipas Zahitit policia ka arrestuar personin e dyshuar dhe është duke i zhvilluar hetimet.
Presidenti i vendit nuk ka në kompentencën e tij ndarjen e subvencioneve në bujqësi.