O Modric o askush për Interin
nteri janë të interesuar ta transferojmë vetëm mesfushorin e Real Madridi, Luka Modricin, kështu që ata nuk do të tentojnë ta marrin Rafinhan ose Leandro Paredesin edhe nëse Real Madridi nuk e lejon transferimin e kroatit në Itali.
Zikaltrit kanë tentuar ta transferojnë kroatin gjatë këtij afati kalimtar. Edhe agjenti i lojtarit ka bërë të ditur se klienti i tij dëshiron të bëhet yll i Serie A-së me Interin, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, largimi i tij varet nga vendimi i presidentit të klubit madrilen, Florentino Perez, nëse do ta lejojë shitjen e tij apo jo. Deri tani, ai ka qenë i vendosur të mos e lejojë largimin e Modricit, duke thënë se ai shitet vetëm për 750 milionë euro.
Drejtuesit e Interit besojnë se kanë pasur një afat kalimtar të suksesshëm dhe do të blejnë një lojtar vetëm nëse ai është Luka Modrici.
Pasi që duket se Real Madridi nuk do të ndryshojë vendimin për këtë transferim, duket ne afati kalimtar për Zikaltrit ka përfunduar. /Gazeta Express/