Kurti, Thaçit: Dështove në Demarkacionin me Malin e Zi
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i është kthyer edhe një herë çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Ai përmes një postimi në profilin e tij, ka thënë se Thaçi ka dështuar ta bëj korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, në ditën kur nënshkrimi i marrëveshje ndërmjet dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi i ka bërë gjashtë muaj.
“Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit”. Kështu thuhej në Deklaratën Thaçi-Vujanoviq që sot i mbushi 6 muaj. Premtoi, nuk e bëri, dështoi!”.
Kurti përmendi edhe çështjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, atë të korrigjimit të kufirit me Serbinë.
“Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit? Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”.