Hashim Thaçi shpenzoi 332 euro në raki dardhe, verë e kallamari
Një faturë e Kryeministrisë e lëshuar pas mesnatës së 1 tetorit 2012 e paguar me para të buxhetit të shtetit përmban 3 litra verë italiane me çmim prej 80 euro që në total i bie 240 euro. Por, veç verës në këtë darkë është pirë edhe raki dardhe dhe janë ngrënë ushqime deti në restorantin Gorenje në Veternik.
Në total fatura e darkës së Kryeministrisë është 332 euro e 50 cent. Që i bie më pak se 100 euro janë shpenzuar në ushqim.
Por, veç totali prej 240 eurosh për alkool e cila është paguar nga taksapaguesit e Kosovës, kabineti i ish Kryeministrit Hashim Thaçi, natën e 1 tetorit 2012 kishin pirë edhe raki dardhe, kallamari e levrek në grill. Edhe scampi grill [ushqim deti] përmban fatura e ZKM-së.
Sallatë e ujë janë produktet më të lira në këtë faturë, që të gjitha pa alkool kanë kushtuar më pak se 100 euro.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.
Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.
Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.