Lajme

Si u shpëtua nga mbytja turistja kosovare në plazhin e Sarandës

Shpërndaje

Sabrie Hyseni 60 vjeç, nga Kosova mesditen e sotme ka rrezikuar te mbytej, ngjarje kjo e ndodhur ne Plazhin Rinia ne Sarande.

Shpejtësia e rojeve detare, Moisi Cera dhe Lorent Noga beri te mundur qe pushuesja kosovare të shpëtojë nga mbytja.

Pas ndihmës nga rojet detare pushuesja u transportua me ambulance drejt spitalit te Sarandës.

Sipas bluzave te bardha është jashtë rrezikut për jetën.