Babai me dy djemtë rrahin nënën me vajzat në Prishtinë
Mbrëmë në Prishtinë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, përkatësisht babai me dy djemtë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj tri grave.
Dyshohet se kishin sulmuar fizikisht tri viktimat femra (nënën me dy vajza), bashkëshorten përkatësisht nënën e tyre, të cilave u kanë shkaktuar lëndime.
Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, në bazë të raportit të Policisë së Kosovës rastet e dhunës në familje vetëm sa po shkojnë duke u rritur. Pothuajse çdo ditë raportohet për dhunë fizike ose seksuale ndaj grave.