Konfirmohen datat e reja për ndeshjet Sampdoria – Fiorentina dhe Milan – Genoa

Shpërndaje

Sampdoria-Fiorentina do të luhet më 19 shtator derisa Milan-Genoa do të luhet më 31 tetor
Vendimi është marrë nga Federata këtë mbrëmje.

Të dy ndeshjet ishte thënë se do të luhen të dielën në mbrëmje por ishin shtyrë për shkak të ngjarjes tragjike në urën e Genoas, ku mbeten të vdekur 39 njerëz.

Për këtë ka pasur edhe thirrje që anulohet e tërë java e parë e Serie A, por në vend të kësaj janë anuluar ndeshjet e dy klubeve të qytetit të Genoas.

Sampdoria-Fiorentina tani do të luajnë të mërkurën më 19 shtator, derisa Milan-Genoa do të luhet më 31 tetor të mërkurën.