Maqedoni

Ushtria e Maqedonisë në kushte të mjerueshme, ja çka alarmojnë sindikatat

Shpërndaje

Dita e armatës së Maqedonisë shënohet me fjale jo miradije për institucionet që udhëheqin me ushtrinë. Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë vë në pah disa ngecje në përmirësimin e kushteve dhe injorimin që u bëhet sindikatës së tyre nga institucionet, kur kërkojnë kushte më të mira për ushtarët. Nënkryetari i Sindikatës Vele Kërbalevski Macedonian tha që institucionet shtetërore që kanë të bëjnë me ushtrinë po punojnë por përkundër asaj që e thonë, sindikata nuk sheh rezultate konkrete.

Në Qeveri dhe në ministri e pranojmë se kemi pasur më shumë takime në periudhën e kaluar, punohet për çështjet por kjo është e pamjaftueshme për ne sepse në kontinentet thuhet se “po punohet, po punohet” ndërsa rezultatet nuk janë të mira për ne – tha Vele Krbalevski Macedonian, Nënkryetar i Sindikatës.

Të pyetur nga televizionit Alsat nëse, sipas sindikatës, në njësitin e “Ujqve” duhet të ketë edhe pjesëtarë shqiptarë së paku 20% siç e kërkon edhe ligji, nënkryetari i Sindikatës Vele Krbalevski Macedonian, iu shmang përgjigjes duke thënë se këto gjëra duhet të rregullohen nga organet kompetente. Ai madje nuk ishte në dijeni për mungesën e shqiptarëve, por këtë ia kumtoi me pëshpëritje kryetari i kësaj sindikate, Adnan Aliti.

Unë nuk e di saktë përgjigjen për pyetjen, por mendoj se ajo që thoni ju, që nuk ka asnjë shqiptarë aty, nuk është e saktë. NUK KA! Ah nuk paska, do me thënë nuk e di saktë se si është puna, atë mesa e di e rregullojnë organet kompetente. Për ne më me rëndësi është çështja që njerëzit t’i kryejnë punët që ju takon në vendin e tyre të punës dhe të përmirësohen kushtet – theksoi Vele Krbalevski Macedonian – Nënkryetar i Sindikatës.

Në lidhje me mungesën e ushtarëve shqiptarë në njësitin “Ujqit”, nuk u prononcua as kryetari i kësaj sindikate sindikate Adnan Aliti. Ai për televizionin Alsat tha se kjo është çështje politike dhe se nuk dëshiron që të përziej këtë gjë me sindikatën që ia e drejton. Ndërkaq Gjenerali Muhamet Racaj një ditë më parë tha se pengesa e vetme e mungesës së shqiptarëve në njësitin special “Ujqit”, është marrëveshja politike mes partive të bllokut maqedonas dhe atij shqiptar në pushtet. Sipas tij, ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e marrin avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike.

Atje nuk kemi asnjë shqiptarë sepse janë disa rregulla dhe disa pengesa edhe politike që dikush aty nuk dëshiron të ketë shqiptarë. Por edhe atmosfera që është krijuar në atë njësi është që të mos ketë shqiptarë. Gjejgësishtë është një metodë me njësitë speciale, ku nëse kolegtivi nuk të pranon, dhe nuk ka besim në ty që të jesh në ekipin e tyre, atëherë nuk mund të pranohesh. Atmosfera te njësitë speciale Ujqit është e tillë që të mos pranohen shqiptarët- tha gjenrali Muhamet Racaj.

Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi?

Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.

Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të ushtarëve shqiptarë./alsat-m