Erdogan: Turqia nuk mund të pranojë më shumë refugjatë
Turqia nuk mund të lejojë të pranojë më shumë refugjatë nga Siria, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit me presidentët e Rusisë dhe të Iranit në Teheran.
Turqia ka pranuar 3,5 milionë refugjatë nga Siria që nga fillimi i luftës shtatëvjeçare në vend. Erdogani në qershor premtoi se do t’u ndihmojë refugjatëve të kthehen në shtëpi.
Erdogani theksoi se duhet të ndërmerren hapa që të pengohet emigracioni i mëtutjeshëm nga Siria.
Zyra e KB-në për koordinim të çështjeve humanitare vlerëson se nëse ndërmerret ofensivë, rreth 800.000 njerëz do të detyrohen t’i braktisin shtëpitë e tyre./mia