BFI porosi Zaevit: Nga dështimi në zgjedhjet presidenciale indinjatën e tyre e shprehin në BFI që përfaqësohet nga 900 mijë myslimanë

Shpërndaje

Anëtari i Bashkësisë Fetare Islame, Muhamerr Veseli, në konferencë për mediat sonte theksoi se Mulla Rexhepi është ende kryetari i BFI-së, sepse sipas tij atë nuk mund ta shkarkojë një gjykatë por vetëm Bashkësia Fetare Islame, shkruan TetovaSot.

“Fatkeqësisht kjo është hera e dytë që po ndodh në përmasa të tilla, kjo është rezulltat i mungesës së shtetit juridik. Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë në bazë të normativës së vet është Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame si organ i cili vendos se kush është Reis Ulema, kush mund të mbetet. Çdo vendim tjetër është cenim i autonomisë së veprimtarisë së BFI-së të cilën autonomi e ka të garantuar me kushtetutën e saj”, theksoi Veseli

Ai theksoi se Bashkësia Islame shpreson që për një kohë të shkurtë sistemi juridik i shtetit do të pastron këtë kaos të paraqitur në BFI. Veseli ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Zaevit, që sipas tij indinjatën nga rezultati i dobët në zgjedhjeve presidenciale, ata mundohen ta shprehun indinjatën duke sulmuar BFI që përfaqësohet nga 900 mijë myslimanë

“Shprehi indinjatën time ata të cilët janë të revoltuar, ata të cilët nuk mund të pranojnë realitetin e rezultatit e zgjedhjeve presidenciale, që indinjatën e tyre të shprehin pikërisht në instuticionin i cili përfaqëson mbi 900 mijë myslimanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Veseli./