Aleanca për Shqiptarët: BFI-ja është institucion që i përket popullit dhe s’është vegël për qëllime politike
Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët huhet se “Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame”.
Sipas ASh-së BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë dhe si tillë duhet të jetë autonom dhe se fatkeqësisht politika vazhdon t’i fusë duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë bashkësi.
“Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykatës ndërmjet dy cikleve zgjedhore bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni” thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.
Nga kjo parti insistojnë që rasti të zbardhet dhe opinioni të informohet drejt ndërsa, BFI, siç thonë nga ASh, është institucion që i përket popullit dhe s’është vegël për qëllime politike.