Anketë e IRI-të: LSDM dhe VMRO-DPMNE shumë afër njëra tjetrës
Shumica e qytetarëve të Maqedonisë së veriut e shohin si pozitive aleancën e NATO-së, e nëse nesër do të mbahej referendum për anëtarësim në BE, 69% do të kishin votuar “për”.
79% mendojnë se të rinjtë e gjeneratës së sotme nuk kanë të ardhme të mirë në këtë vend.
Kështu thotë hulumtimi i Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI që është realizuar në disa shtete të rajonit në nëntorin e vitit të kaluar, si në Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni.
Në Maqedoni janë intervistuar 1026 persona, kurse gabimi i rezultatit kalkulohet të jetë +/-3,21%.
46% e qytetarëve kanë deklaruar se vendi nuk lëviz në drejtim të duhur, ndërsa 39% mendojnë se po. 15% nuk janë përgjigjur.
Të pyetur nëse do të votonin në zgjedhje parlamentare, poqese do të organizoheshin këtë të dielë, 52% e qytetarëve kanë thënë se do të votonin, 19% kanë thënë se ndoshta do të votonin, 5% kanë thënë se ndoshta nuk do të votonin, 15% kanë thënë se sigurtë që nuk votojnë, e 9% nuk janë përgjigjur.
Të pyetur se për cilën parti do të kishin votuar, 36% kanë thënë se do të votonin për LSDM-në, 35% për OBRM-PDUKM-në, 13% për BDI-në, 6% për Aleancën për Shqiptarët, 3% për PDSH-në, 3% për Lëvizjen Besa, 2% për Alternativën, etj.
Një përqindje prej 40% thonë se mediat në Maqedoni mundohen të jenë profesionale dhe të paanshme, 21% thonë se mediat janë profesionale dhe të paanshme. Një përqindje e madhe prej 32% thonë se mediat nuk shqetësohen me raportimin korrekt as faktimin e lajmeve.