Erdogan: Evropa jeton në paqe falë Turqisë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan thotë se Evropa i detyrohet Turqise, sepse strehon 4 milionë refugjatë.
Gjatë një fjalimi në Stamboll, Erdogan tha se “nëse vendet evropiane jetojnë sot në paqe, kjo ndodh në sajë të Turqisë”.
Duke nënvizuar se Turqia nuk arriti të gjejë mbështetje të mjaftueshme në përpjekjet e saj për të rivendosur sigurinë në Siri, Erdogan tha se Turqia nuk do të lejojë asnjë kërcënim kundër Sirisë.
Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të luftojë deri sa i gjithë territori sirian t’i dorëzohet pronarëve të vërtetë.
“Çdo veprim ekonomik dhe politik në kurriz të pavarësisë së vendit tonë është i destinuar të dështojë”, tha presidenti turk.