Maqedoni

Dalje e dobët e votuesve deri në orën 15 në Tetovë dhe rrethinë

Shpërndaje

Dalje e ulët deri në orën 15 në krahasim me raundin e parë mbetet karakteristikë në votimin për president në raundin e dytë të zgjedhjeve në gjashtë komunat e Tetovës. Dalje më të vogël edhe më tej ka në komunën e Zhelinës ku deri më tani kanë votuar vetëm 9,03 për qind e votuesve të regjistruar (raundi i parë 10,06 për qind), si edhe në Bogovinë ku kanë votuar 10,49 për qind e qytetarëve (në raundin e parë ka pasur 12,12 për qind).

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë shënon 14,54 për qind dalje të votuesve që është më pak në krahasim me votimin më 21 prill kur ka pasur 19,83 për qind e qytetarëve të cilët kanë votuar.

Si edhe para dy javësh më së shumti votohet në komunat Jegunoc dhe Bërvenicë. Në Jegunoc janë 21,95 për qind dalje që paraqet rritje të vogël prej raundit të parë kur ka pasur 21,80 për qind deri në orën 15. Qytetarët e Bërvenicës kanë 20,53 për qind dalje, për dallim prej ditës zgjedhore paraprake më 21 prill kur ka pasur 20,90 për qind.

Në votimin në vendvotimet në Komunën e Tearcës deri në orën 15 kanë dalë 14,54 për qind, që gjithashtu paraqet ulje në krahasim me raundin e parë kur ka pasur 15,48 për qind dalje.