ASH i replikon Ahmetit pas akuzave për bojkot të zgjedhjeve
ASH i replikon përmes një komunikate kreut të BDI, Ali Ahmeti i cili tha se opozita ka gabuar që bojkotoi.
“I bëjmë me dije Ali Ahmetit se po të kishte bojkotuar opozita shqiptare zgjdhjet nuk do të arriheshte cenzusi dhe Stevo Pendarovski nuk do të zgjidhej Kryetar shteti i RVM. Konceptin e rrejshëm të cilit disa herë ia ndërruat emërtimin, populli e hodhi në raundin e parë me votë , duke e shpallur si manipulativ.
Tendencat e juaja manipulative janë deshifruar nga populli, dhe kjo është arsyeja që nuk keni guxim të ballafaqoheni me të, por fshiheni pas koalicioneve të shpëtimit. Por jo për gjatë.”, reagon ASH.
Sipas saj, Zgjedhjet parlamentare do të testojnë kredibilitetin e koncepteve dhe atë individual. Por nuk na çudisin këto qëndrime, jeni specializuar për veprim në stilin hidh gurin dhe fshih dorën.