Këngë e vargje në shqip, si u mikprit Erion Veliaj në Kinë
Vizita në Kinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, nuk kaloi thjesht në protokollin e takimeve zyrtare. Kreu I Bashkisë së Tiranë ka ndarë sot në rrjetet sociale, video supriza të realizuar për të, në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, në Kinë.
Ca pika shiu rane mbi qelq…ne Kine 🇨🇳
Nje mikpritje unike ne Universitetin e Studimeve Nderkombetare te Pekinit me vargjet e Kadarese! E pabesueshme sa shume te rinj po mesojne shqip e me cfare poezish! 🇦🇱
Muzeu Kadare hapet ne TR kete muaj! 📚#ChinaPlus17inTirana Oct 24-26 pic.twitter.com/Chprm69DNt
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) May 8, 2019
Mbresëlënëse është video teksa një vajzë e vogël shfaqet teksa reciton vargjet “ca pika shiu ranë mbi qelq” të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, video të cilën Veliaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se këtë muaj do të hapet në Tiranë muzeu Kadare.
Gjithashtu në një tjetër video nxënësit janë duke kënduar këngën ‘Mirëmëngjes” të këngëtarit Alban Skënderaj, ndërsa në video wall, shkruhej në gjuhën shqipe: Beijing i uron mirëseardhjen Kreut të Bashkisë së Tiranës”