Studentët ‘ngjyrosin’ rektorin e Universitetit të Shkodrës (VIDEO)
Studentët e Shkodrës i kanë hedhur ngjyrë rektorit Adem Bekteshit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit të Etikës ku do të merrej vendim për studentët që thyen derën e godinës së re të Fakultetit.
Vetë Bekteshi nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen.
Në Universitet u përhap lajmi që studentët që morën pjesë në thyerjen e derës së objektit të ri të Fakultetit të Juridikut do të përjashtoheshin.
Kjo si duket ka nxitur reagimin e tyre ndaj rektorit Bekteshi. /ABC News.al/