Gashi sërish e ‘lut’ Selën, paralajmëron koalicion me ASH-në! (Video)
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është kryetari i partisë AlternAtivA, Afrim Gashi.
Ai në intervistë ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme mund të shkojnë së bashku me ASh-në e Ziadin Selës.
Pse Afrim Gashi paralajmeron koalicion me partinë e Selës, mos vallë partia e Gashit do të jetë pjesë e fshesës së Zaevit, ose kërkon shpëtim nga partia e Selës që në kuriz të tij të fitoj ndonjë deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?!