Zaev: Në dy javët e ardhshme do të marrim vendime serioze
Siç e dini të shtunën u certifikua Presidenti i ri dhe të dielën u inaugurua, kanë kaluar vetëm disa ditë prej zgjedhjeve të fundit dhe gjatë pushimit kisha kohë të mendoj dhe të vlerësoj se çfarë duhet të bëjmë ne më tutje si qeveri.
Dy javët e ardhshme do të merren vendime të mëdha për shtetin, do të vijnë ndryshimet në të gjitha strukturat, duke filluar nga hierarkia me e lartë.
Do të diskutohet për ndryshime për disa ministra, zv/ministra, drejtorë, mirëpo ende po diskutohen dhe po shqyrtohen mundësitë për ndryshime. Pasi të arrijmë të balancojmë qëndrimet do të publikojmë emrat dhe shkaqet.
Mirëpo gjithashtu këto ditë do të diskutohet për vendime të mëdha për shtetin të cilat do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit, ne shpresojmë se së shpejti do të arrijmë të hapim negociata për tu bërë pjesë e BE-së.- theksoi Zaev.
Ai gjithashtu nuk e mohoi mundësinë e takimit me partnerët qeveritarë e sidomos me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke shtuar se ende nuk kanë caktuar një datë për takimin e rradhës, po që do të ndodhë së shpejti, pasi që është e domosdoshme që të diskutohet rreth ndryshimeve në qeveri. Zaev tha se nuk bëhet fjalë për ndryshime partiake po për dështime personale të funksionarëve.
/Alsat-M/