Rajoni

Mikullovci – Veselit: “Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj, shumë shpejt po lexoni”

Shpërndaje

Edhe sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është përpjekur që sa më shpejt të kryejë leximin e pikave të rendit të ditës, shkruan Gazeta Blic.Për këtë, ai ka lexuar më shpejtë se zakonisht ku kishte edhe paqartësi në atë se çfarë thoshte.Mirëpo, për këtë duket se Veseli e kishte edhe për ngutë. Ai pas 10 minutave lexim lëshoi karrigen e krye-parlamentarit për nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, shkruan Gazeta Blic.

Ndryshe, Veseli ishte kritikuar edhe në seancën e 4 qershorit të vitit të kaluar nga deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci i cili me të marrë fjalën imitoi Veselin duke folur në mënyrë të pështjelltë.“blblblblb…………….epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, i pati thënë Mikullovci Veselit.Për një moment Veseli pati qëndruar i shtangur pasi që fillimisht mendoi se deputeti Mikullovci nuk po ndihej mirë.

“Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bane me dije që unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”, pati deklaruar veseli.Kujtojmë se pas 20 minutash punë, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 13:30 minuta./Gazeta Blic