Brovina për fotografinë: Është dokument ndoshta i falsifikuar
Pas intervistimit deklarohet Brovina Pas përfundimit të intervistimit deputetja, Flora Brovina u kërkoi falje të gjitha vik.timave dhe familjarëve të të mbij.etuarave të dhu.nës sek.suale gjatë luftës së fundit në Kosovë për shqetësimin me fotografinë që prezantoi dje, derisa pranoi që ajo edhe mund të jetë e pavërtetë. “Është një dokument ndoshta i falsifikuar qysh në vitin 2003. Një aktivistë më ka dorëzuar dokumentet dhe aty thuhej që personi është gjallë dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja për personat e zhdukur”, u shpreh Brovina. Ndërsa shtoi se nuk e ka verifikuar dokumentin sepse nuk dyshonte që ai mund të jetë i falsifikuar, shkruan rtv21.tv.
“Kurrë nuk kam menduar se me dorëzojnë dokumente të pa sakta. Saktësinë e tij do ta dëshmojnë organet e shtetit”, tha deputetja derisa shtoi: Qëndroj edhe për fajësinë për mos verifikimin e këtij dokumenti. Ajo tha se personi që ia ka dorëzuar këtë fotografi është aktivist i të drejtave të njeriut emrin e të cilit thotë se nuk ja di, “se e kam harru”. “Personi që më ka telefonuar me ka thënë se mundem me përdor pasi që është verifikuar”, ndërsa mohoi se ka thënë se e kishte lejen e familjarëve të gruas që pretendohej se ishte në fotografi. Sipas Brovinës ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin. Flora Brovina është intervistuar sot në cilësinë e dësh.mitares, ndërsa shprehu gatishmëri të dëshmojë për rastet e dhu.nës./21Media