BotaTop Lajme

SKANDAL/ Zv.kancelari austriak filmohet duke bërë ujdi me një ruse para zgjedhjeve (VIDEO)

Shpërndaje

Zëvendës-kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata me qeverinë në këmbim të mbështetjes politike.

Videoja, e filmuar fshehurazi pak para zgjedhjeve të Austrisë në vitin 2017, tregon se si Strache flet me një grua e cila pretendohet se është një investitore ruse, percjell Fakte.

Videoja u botua të premten në një artikull të përbashkët nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe e përditshmja Süddeutsche Zeitung.

Ende mbetet e paqartë se kush e ftoi takimin dhe kush e filmoi atë.

Po çfarë ka në video?

Takimi mes zv.kancelarit dhe manjates ruse u zhvillua në një vilë në ishullin spanjoll të Ibiza, ku i pranishëm ishte edhe një tjetër politikan. Nga pamjet duken dy politikanët në divan duke pirë duhan.

Më pas gruaja thotë se është mbesa e një oligarku të fuqishëm rus. Ajo ofron për të blerë 50% të aksioneve në gazetën austriake Kronen-Zeitung dhe për të ndryshuar qëndrimin në anën e Partisë së Lirisë.

Në këmbim, zoti Strache tha se mund t’i jepte kontratat e veta publike, duke shpjeguar se ai donte të ndërtonte një peizazh mediatik si Orbán (kryeministri i ekstremit të djathtë të Hungarisë.)

Politikani tjetër gjithashtu mendonte se blerja e aksioneve të Kronen-Zeitung nga Rusia mund të rriste mbështetjen për partinë deri në 34%.

“Nëse merr përsipër Kronen Zeitung tri javë përpara zgjedhjeve dhe na rendit në vendin e parë, atëherë mund të flasim për gjithçka”, tha Strache.

Gjithashtu ai i sugjeron gruas që të blejë edhe kompaninë e ndërtimit “Strabag”

“Çdo gjë që do ta merrte Strabag, tani do ta merrni ju,” vazhdon ai

Gjatë diskutimeve, zëvendës kancelari i thotë rueses se donatorët e pasur kanë paguar Partinë e Lirisë nëpërmjet një “shoqate” për të mbajtur fshehur donacionet e tyre.

“Shoqata është bamirëse, nuk ka të bëjë fare me partinë,” tha z. Strache. “Në këtë mënyrë asnjë raport nuk shkon në Rechnungshof [Gjykata e Auditorëve të Austrisë]”-tha ai.

Lidhur me skandalin që ka plasur në partinë e tij, kancelari Sebastian Kurz ka njoftuar një deklaratë ku edhe pritet të japë shpjegimet e tij për videon e zëvendësit të tij.

VIDEO