Përfaqësuesit e Preshevës: Duam bashkimin me Kosovën
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.Kryetari i Bujanocit dhe Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa ishin këtë javë për vizitë në Uashington dhe diskutuan me kolegen Keida Kostreci për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina.“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.
“Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi.Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.