Momenti kur Shefqet Kabashi në Dubravë e thumbon këshilltarin e Kadri Veselit: Na e ke marrë bukën! (Video)
Në 20-vjetorin e masakkrës që forcat serbe orkestruan ndaj të burgosurve në burgun e Dubravës, situata eskaloi kur ish-i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të institucioneve se ata nuk meritojnë të jenë prezent në këtë manifestim.
Derisa moderatorja e programit mundohej ta mbajë situatën nën kontroll, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu drejtua disa ish-të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçit dhe Nait Hasanit, të cilët sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.
“Marre duhet me ju ardhur, ju nuk duhet me qenë këtu…Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qyky Kuçi e qyky Njazia e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë … Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.
Por, kush është Shefqet Kabashi dhe për çka është i njohur?
Shefqet Kabashi, përveç se është i mbijetuar i mmasakrës së burgut të Dubravës, njihet për fjalimet e tij para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.
Kabashi ka qenë dëshmitari kyç i Prokurorisë në rastin kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lah Brahimajt në Hagë, por kishte refuzuar të japë dëshmi.
Ai disa herë kishte përsëritur se “nuk është që nuk dëshiron, por nuk mundet” të dëshmoj.
“Jo, unë nuk jam i frikësuar. Kam folur për dëshmitarët e tjerë. Ky nuk është shkak, ky është njëri nga shkaqet. Mendoj se është e prëndësishme, e padobishme dhe e padrejtë të dëshmoj… megjithqë dëshiroj t’i them disa gjëra”, kishte deklaruar Kabashi në proces.
Pas këtij vendimi personal, Tribunali i Hagës për Krime të Luftës e kishte akuuzuar Kabashin për mosrespektim të gjykatës, pasi në vitin 2007, ai kishte refuzuar të dëshmojë në procesin e parë kundër Haradinajt.
Ndërkaq, në një dëshmi në vitin 2011, ai i kishte hedhur poshtë pohimet se në fshatin Jabllanicë afër Deçanit, në vitin 1998 ka ekzistuar burgu i UÇK-së dhe se në të ka pasur të burgosur.