Ja kush janë zyrtarët e BDI-së që do ta bëjnë “VETING-un” brenda partisë!

Shpërndaje

Vetingun apo kontrollin e anëtarësisë së BDI-së, nga ku do të rekrutohen funksionarët partiak, do ta bëjë nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi. Ideja është që vetingun për të gjithë ata që janë në funksione shtetërore ta realizojë Komisioni shtetëror për kontroll dhe veting. E ngjashme me Komisionin për lustrim, por Komisioni i ri do të duhet që ta hetojë edhe prejardhjen e pasurisë së funksionarëve, mënyrën se si e kanë bërë atë pasuri, a kanë të kaluar kri.minale dhe korruptive.

Vetingu partiak në BDI pritet që të zhvillohet deri në mbajtjen e Kongresit të BDI-së, i cili me gjasë do të ndodh deri në fund të vitit. Se BDI është serioze në qëllimin që të realizojë veting është edhe deklarata e Ali Ahmetit. Ai mbetet në kërkesën për veting të deputetëve dhe funksionarëve, të cilët barti funksione publike. Ahmeti ka kërkuar këshilla për aplikimin e sistemit për kontroll dhe veting edhe nga Instituti ndërkombëtar Republikan (IRI), ndërsa vlerëson se me këtë do të parandalohen sulmet ndaj funksionarëve dhe përhapja e lajmeve të rreme.

Te nderuar lexues a ja vlenë këto pesë zyrtarë t’i kontrolljnë anëtarët e BDI-së (VETING): Izet Mexhiti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe sekretari organizativ Artan Grubi?!