Kompjutera super të shpejtë falë dritës
Në të ardhmen mund të kemi kompjutera shumë të shpejtë, falë një gjenerate të re memoriesh magnetike me zero konsum të energjisë, të ushqyer nga drita.
Këto pajisje të reja, të përshkruara në revistën shkencore “Nature”, mund të përfaqësojnë zemrën e një gjenerate të re kompjuterësh me kursim energjie dhe janë ideuar në kërkimet e kryera nga universitetet e Lançesterit dhe Ratisbonës në bashkëpunim me atë holandez të Nimegas dhe Akademinë Ruse të Shkencave.
Aktualisht, serverat konsumojnë nga 2% deri në 5% të prodhimit botëror të energjisë dhe për më tepër kërkojnë sisteme ftohjeje të shtrenjtë për të larguar nxehtësinë e grumbulluar.
Dispozitivët e rinj, për më tepër, tregojnë autorët e këtij studimi, “nuk ushqehen nga elektriciteti, por nga dy impulse drite infra të kuqe dhe magazinojnë informacionet falë antenave të vogla që ndodhen sipër magneteve.
“Në këtë mënyrë, pajisjet e ardhshme të arkivimit të të dhënave do të arrijnë të kombinojnë prestacionet e larta me konsumet e ulëta të energjisë”, përfundojnë studiuesit.