Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shpërndaje

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare në pjesët lindore të përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, veçanërisht në pjesët perëndimore.

Temperatura minimale do të jetë midis tetë dhe 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë shi afatshkurtër të rrëmbyeshëm. Temperatura do të lëviz prej 13 deri në 26 gradë Celsius,

Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, do të ketë edhe nesër. Rreth mesditës dhe pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Stabilizim kalimtar do të ketë të mërkurën, ndërsa nga e enjtja pasdite nën ndikimin e valës së lagësht jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të jetë në shumë vende.