VMRO-DPMNE vendosi t’ia marrë imunitetin e deputetit Nikolla Gruevskit
“Të ndiqet Kushtetuta dhe ligjet dhe t’i merret imuniteti i deputetit, Nikolla Gruevskit”, vendosi sonte Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.
“Apelojmë dhe i inkurajojmë deputetët në Kuvendi n e Maqedonisë që të veprojnë në mënyrë jo-selektive t’i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën dhe në rastin me deputetin Nikolla Gruevski. Nëse janë plotësuar kushtet në pajtueshmëri me ligjin dhe Kushtetutën për ndalim të mandatit të Nikolla Gruevksit, atëherë apelojmë dhe i inkurajojmë deputetët në Kuvend që të veprojnë në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Neni 65 i Kushtetutës qartë thotë:
“Deputetit mund t’i merret mandati kur është dënuar për vepër penale ose vepër tjetër që ndëshkohet, që e bëjnë atë të papërshtatshëm për të kryer funksionin e deputetit, si dhe për mungesë të paarsyeshme nga Kuvendi më shumë se gjashtë muaj. Heqjen e mandatit e përcakton Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”.
Sipas fjalisë së fundit, deputetët vetëm të verifikojnë dhe bëjnë formale detyrën të cilën ua ka dhënë Kushtetuta dhe të cilën ata duhet të përmbushin.