MaqedoniTop Lajme

Osmani vetëm për ‘siret’, lavdërohet me autostradën “Arbën Xhaferi’, harron autostradën Shkup-Bllacë (Foto)

Shpërndaje

Autostrada Shkup-Bllacë nuk do të jetë gati as në vitin 2019 ndërkohë që ndërtimi i saj premtohet për plotë 17 vite apo nga viti 2002. Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti ato që drejtohen nga shqiptarët, në vazhdimësi kanë dhënë afate mbi nisjen e punimeve për këtë segment rrugor që konsiderohet si shumë i rëndësishëm si për bizneset ashtu edhe për qarkullimin e njerëzve, por në terren gjërat nuk kanë lëvizur nga pika zero.

Edhe për këtë vit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalë me premtimin se më së voni në vjeshtë do të nisin punimet për 2 kilometrat e parë nga gjithsej 12.5 kilometra sa është paraparë të ketë gjatësi apo deri në lidhjen e saj me autostradën e Korridorit 8. Ndërtimi i autostradës do të kushtojë 100 milionë euro, mjete këto të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Këto ditë presim që të marrim projektin për autostradën Shkup-Bllacë dhe në muajin qershor të shpallet tenderi për caktimin e kompanisë që do të realizojë punimet. Kjo procedurë presim që të përfundojë në muajt korrik apo gusht. Kështu që, ndërtimi i dy kilometrave të parë të kësaj autostrade presim të nis nga vjeshta e këtij viti. Pas përfundimit të punimeve për fazën e parë, presim që më pas të nisim punimet edhe për 10.5 kilometrat e tjerë. Procedurat për fazën e dytë presim të mbyllen deri në fund të vitit që vitin e ardhshëm të nisin punimet dhe të përfundojë ky projekt”, ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Autostrada, sipas projektit të paralajmëruar nga Qeveria, do të ketë në trase të re dhe do të ketë katër tunele dhe tetë ura. Zvarritja e ndërtimit të saj në vazhdimësi është kritikuar nga komuniteti i biznesit, nga partitë opozitare por edhe nga faktor të tjerë që kanë lidhje qoftë afariste apo familjare me Kosovën.

Më poshtë ju sjellim premtimet boshe të Bujar Osmanit

Lajmi nga data 23.05.2018

Bujar Osmani e merr seriozisht rrugën Shkup – Bllacë

Zv/Kryeministri Bujar Osmani e ka marrë seriozisht rrugën Shkup – Bllacë, rrugë e cila do të shkurtojë kohën për të shkuar në Kosovë. Ai sot bashkë me projektuesit dhe inxhinierët ka parë nga afër projektin e rrugës e cila do të lidh Maedoninë me Kosovën, rrugë që deri tani ka qenë e ngarkuar.

“Projekti Shkup- Bllacë, respektivisht autostrada që lidh Maqedoninë me Kosovën, mbetet prioritet i Qeverisë nga i cili përfitojnë qytetarët dhe bizneset. Në terren, së bashku me projektuesit dhe inxhinierët, për të parë aty për aty trasenë e përcaktuar” ka shkruar Osmani

Ndryshe rruga Shkup – Bllacë do të ndërtohet me gjatësi prej 13 kilometra, vlera e së cilës është 63 milionë euro.

Lajmi nga data 06.09.2018

Autostradën Shkup-Bllacë, Osmani: Projekti do të kushtojë mbi 100 milion euro

Në pranverë pritet të fillojnë punët ndërtimore për autostradën Shkup-Bllacë e cila pjesërisht do të ndërtohet me mjete të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe pjesërisht me grandet he me mjete nga buxheti të projektuara nga Ndërmarrja për Rrugë Shtetërore. Këtë e bëri të ditur zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sipas të cilat, përllogaritjet e para janë që në tërësi, projekti të kushtojë mbi 100 milion euro.

Pjesa 1,9 km nga pika kufitare e këndej do të ndërtohet nga buxheti i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore dhe e obliguam ndërmarrjen që në këshillin e parë drejtues, javën e ardhshme të ndërrojë planin e prokurimeve publike dhe deri në nëntor të hapë tenderin për ndërtim dhe mbikqyrje të pjesës 1,9 km nga pika kufitare e këndej, kurse pjesa tjetër do të ndërtohet nga mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim, me çka do të sigurojmë edhe grant në vlerë prej 20% nga vlera e përgjithshme e kësaj autostrade. 16:24 Sipas projektit bazë që po e përgatisim me mjete nga Fondi Evropian për Ballkanin Perëndimor që i ka siguruar Sekretariati për Çështje Evropiane parashikohen 4 tunele dhe 9 ura në këtë rrugë 12.4 km”- deklaroi Bujar Osmani, zëvendës kryeministër.