Maqedoni

Zaev: Nuk i kam dëgjuar përgjimet e publikuara

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk i ka dëgjuar përgjimet e publikuara ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Zaev u përmbajt nga komentimi i tyre, duke shtuar se organet hetuese duhet të merren seriozisht me rastin.

Sipas Zaev, përgjimet nuk ndikojnë në raportet me BDI-në, duke shtuar se kush do që i publikon përgjimet duhet ta dije që me Marrëveshjen e Përzhinos, opozita ka dorëzuar përgjimet në PSP dhe është ndaluar publikimi i tyre.

Kryeministri në mënyrë indirekte nuk mohon mundësinë që përgjime të posedojnë një palë e tretë, pasi sipas tij opozita ka poseduar vetëm 1/3 e materialit të përgjuar në DSK.