Publikuesi i “BOMBAVE”: Ose do të bur.gosen të kriminalizuarit ose bie edhe Zaevi!
Në rrjetin social fejsbuk po vazhdon beteja e publikimit të “bombave”, gjegjësisht përdoruesi i profilit “El Cheka”, tashmë disa ditë po publikon radhazi materiale të përgjuara të plaigjshme , ku bashkëbisedues pretendohet të jenë kryesisht funksionarë të BDI-së. Vetëm mëngjesine sotëm përdoruesi i profilit “El Cheka” ka publikuar dhjetëra bomba, derisa paralajmëron të publikojë një numër të konsiderueshëm të materialeve të përgjuara.
“Tani Ali Ahmet, Musa Xhaferi, Beqir Asani dhe të gjithë të tjerët do ta kuptojnë përkushtimin tim të kësaj pyetjeje. Do të publikoj të gjithë përgjimet që i posedoj, në konsultim me avokatin tim, dhe më pastaj do ti dërgoj në CIA dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup”- ka shkruar sot në një status publikuesi i të ashtuquajturave bomba.
Publikuesi i cili pretendohet të gjendet në Çikago të Shba-ve, nuk e ka fshehur identitetin e tij dhe i njëjti posedon edhe fotografi personale të tijat.
Një ditë më parë MPB kishte njoftuar se i njëjti ishte zbuluar dhe se tashmë është njoftuar Prokuroria.