Publikuesi i përgjimeve, kush është në të vërtetë, ja historiku i tij i shkurtër!
El Cheka
Emri i tij i vërtetë është Shoqërim Ahmedit dhe vjen nga Kërçova.
Nuk është hera e parë që shteti maqedonas ngre akuza kundër tij, pasi në protestat e rastit “Monstra” El Cheka para parlamentit maqedonas në përmendoret që kanë disa nga figurat e tyre ai u ngjit dhe i vendosi Flamujt Kombëtar, ku menjëherë kishte reagimin e forcave speciale maqedonase!
Gjykata e Kërçovës gjithashtu ka një padi kundër tij, ku në vitin 2010 ai është lëshuar me makinën e tij për t’i shtyp forcat speciale të policisë në Kërçovë, ku ai kishte një konflikt fizik në stacionin e policisë së Kërçovës me një punonjës shqiptar dhe tre maqedonas!
El Cheka dhe njerëzit e tij që ishin kundër BDI-së kishin gjithashtu shkëmbim me armë zjarri nga njerëzit të këtij subjekti në vendin e quajtur “Strazh”, ku krismat erdhën nga makina “GOLF-4” që Fatmir Dehari kishte si makinë zyrtare në atë kohë!
EL Cheka nga bashkë-vendasit e tij është gjithashtu i njohur edhe me zënkën e vitit 2006 me zëvendësministrin e punëve të brendëshme të asaj kohe nga radhët e BDI-së, ku këta të fundit shkuan për të mbushur kutitë e votimit! Për Sinjal Press, Shoqërim Ahmedi.