Thaçi e Vuçiq takohen të enjten kokë me kokë në Bratislavë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen pasnesër, të enjten, në kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i këtij takimi do të jetë shqyrtimi realist i opsioneve aktuale për Samitin e Parisit.
Pas rezultatit zhgënjyes të Samitit të Berlinit, më 29 prill, palët u larguan edhe më shumë nga rruga e Marrëveshjes Finale, dy presidentët kanë vendosur që të diskutojnë paraprakisht dhe të angazhohen për parandalimin e dështimit eventual edhe të Samitit në Paris, që do të mbahet më 1 korrik.